Pjesa e parë ishte e tëra e Bayern Munich ku që nga fillimi bavarezët u panë se nuk do të ndalen dhe do të kërkojnë për të shënuar golat e tyre.
Serinë e golave e filloi në minutën e 13, Arjen Roben, ku pasi kaloi pesë lojtarë shënon në këndin e majtë të portës kundërshtare.

Roben shënon edhe golin në minutën e 32, pothuajse në mënyrë identike sikurse e shënoi golin e parë por, i dyti, ishte pak më dobët së i pari.

Bayern nuk ndalet dhe katër minuta pas shënon me kokë Lewandowski pas një ndërprerje me kokë.

Me rezultat 3-0, përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë nisi me gola.

Kësa radhe të parët që reaguan ishin portugezët të cilët shënuan gol që në 40 sekondat e fillimit të pjesës së dytë me anë të Gelson Hernandez.

Por, Bayern nuk lejoi më gabimi dhe Lewandowski shënon golin e katër në minutën e 51’të.

Goli i pestë për Bayernin erdhi në minutën e 76’të, nga një tjetër sulmues veteran i Bayernit, Franck Ribery.