Në Universitetin e Tetovës, gjegjësisht në  Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, nën organizim të Shtabit qendror të BDI-së për referendum  u mbajt  debat para bujqve dhe biznesmen të agroindustrisë me “Përfitimit e bujqësisë me anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO”.

Sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefrus Celiku, para bujqve, blegëtorëve,  dhe agronomëve  tha se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian do të thotë më shumë fonde evropiane për subvencione

“Do të ketë subvencione për makineri, të ardhura më të larta për fermerët, fondet më të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, fonde për zhvillimin e vendbanimeve rurale shqiptare, fonde për rimëkëmbjen  ekonomike të fshatrave, përmirësimin e  kushteve të bujqve dhe blegtorëve, do të mundësohet një zhvillim më i hovshëm jo vetëm i sektorit bujqësor, por edhe i atij të blegtorisë, pylltarisë, si dhe zhvillimi në përgjithësi i industrisë agrare. Mandej zvogëlim i varshmërisë nga importi, si dhe rritje të prodhimit vendor,” u shprehë Sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Nefrus Celiku.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Xhezair Idrizi u shprehë se ka disa vite që kompanitë prodhuese organizojnë panairin ushqimor gjatë ditëve të hapura të UT-së.

“Këtë e dëshmojmë me pranin e këtyre kompanive dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë konkretisht  sekretarit shtetërorë, z  Nefrus Celiku që të merren me punën e trajnimit dhe shpalosjes së dokumentacioni për aplikim dhe lehtësimin e atij dokumentacioni me përvojën tonë që kemi ne si fakultet,” potencoi Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Xhezair Idrizi.

Të pranishmit bënë me dije se me 30 shtator duhet ti themi PO bujqësisë evropiane, dita kur do të zgjedhim të ardhmen e evropian të vendit tonë, e jo stagnimin dhe izolimin, dita kur do të dëshmojmë se populli jonë është i denjë për t’iu bashkuar familjes evropiane dhe aliancës më të madhe ushtrake NATO-s.