BDI-ja fton të gjithë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar për referendumin. Partia e Ahmetit kujton diasporën që mund ta shfrytëzojnë edhe mundësinë e paraqitjes në formë elektornike kurse ata që nuk do të regjistrohen për të votuar jashtë, më 30 shtator të vinë të votojnë në Maqedoni.

“Referendumi për integrim të vendit në NATO dhe BE është me rëndësi të jashtëzakonishme për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve, prandaj ftojmë të gjithë elementet përbërëse të shoqërisë që të mobilizohen për ta përcaktuar të ardhmen e sigurtë”, thuhet në apelin e BDI-së.