Këto janë, momente ku protestuesit të thirrur nga BDI-ja dhunshëm kanë prishur themelet e kryqit në Butel. Protestës  po i prijnë kryetari i komunës së Çairit , Izet Mexhiti dhe shumë funksionar të lartë të BDI-së, kundër kryqit  që u vendos në Butel të Shkupit. Pra , nga pamjet e mëposhtme  shifet qartë se  e gjithë kjo është një skenar i parapërgatitur, nga ana  pushtetit   VMRO- BDI.  Skenari i   sontëm nuk është i pari. Spektakle të këtilla ky pushtet na kishte dhuruar edhe më parë, Ngjashëm si sonte BDI    organizoj turmat për të ndalur ndërtimin e kishës  në  Kala para disa viteve, organizoj rrënimin me cekan të bustit  të Car Dushanit. Mirpo,  tentativa e fundit  kalon cdo kufij normal të veprimit politik. Të luash me ndjenjat e njerëzve, me dicka që është e shenjtë për të gjithë qyetarët si  feja, të  mundohesh të bëjsh lojra politike duke atakuar drejtperdrejt bashkëjetesën, harmonin fetare ndërmjet komuniteteve, kjo është e patolerueshme. Këta në vend që të flasin në emër të shqiptarëve, në vend që ti mbrojnë ata atje ku duhet,  nëpër institucione, këta kanë zgjedhur rrugën edhe atë formën më të  dhunshme.   Prandaj, me të drejtë sot  shqiptarët  dhanë një mesazh të fuqishëm me bojkotin që i bënë protestës, se ne nuk jemi kundër kryqave, edhe pse ai nuk e ka vendin aty ku dikush me qëllim ishte  marrë vesht për  ta vendosur. / fol.mk

https://youtu.be/-da7Hz8-VN8