BDI- ja e Ali Ahmetit duket se po humb shumë nga simpatizantët dhe anëtarët e saj. Me një trend që aktivistët e kësaj partie u afrohen partive opozitare jo-parlamentare, BDI-ja ka humbur bastionet e saja të dikurshme.

Përveç në disa prej degëve kyçe si në Kumanovë, Saraj apo edhe në Strugë dhe Gostivar, partia e Ali Ahmetit gjendet në panik edhe në komunën e Tetovës, ku qytetarët janë mjaft të pakënaqur nga administrimi i komunës nga kryetarja Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së. Përderisa LR-PDSH ka bërë të ditur kohë më parë se ka të regjistruar rreth 14.000 anëtarë, nuk shkoi shumë kohë me një deklaratë të njëjtë dolën edhe zyrtarë të lartë të BDI-së.

Kohëve të fundit, LR-PDSH nëpër rrjetet e saja sociale të zhvilluara në gjithë degët ka bërë të ditur nisjen e aktiviteteve për krijimin e Forumit Rinor, është përhapur një foto ku kjo parti (LR-PDSH) godet BDI-në në selinë e saj, respektivisht në Reçicë të Vogël. Përveç numrit të shtuar të anëtarëve, shumë të rinj janë shprehur entuziast të zhvillojnë degën e Tetovës të LR-PDSH që ka potenciale të jetë bastioni i kësaj partie.

1914889_521819634684922_1208807475321701102_n