Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka theksuar se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk
do të hap çështjen e shqiptarëve gjatë procedurave të ndryshimit të Kushtetutës.
Në emisionin ‘Hapur’ në 1TV me Aleksandar Comovskin, Grubi ka thënë se hyrja në BE
dhe NATO është një nga prioritetet e BDI dhe nuk do të rezikojë që të shuaj këtë process
me kërkesa të tjera, transmeton Zhurnal.BDI nuk do të kërkojë ndryshim të

Kushtetutës për të drejtat e shqiptarëve

BDI është e vetëdijshme për dëmin që mund të ketë në këtë rrugë në bllokun shqiptarë ku
Besa e Kasamit dhe ASH e Selës tashmë kanë deklaruar se do vendosin kërkesa të tilla
por megjithatë janë të vendosur që të mos kërkojnë kërkesa tjera për shqiptarët në
Kushtetutë.

Deklaratat e Grubit që ka debatuar me gazetarin Goran Momirovski mund t’i shihni në
videon në vazhdim: