BE-ja pret që gjitha partitë të marin pjesë në mënyrë shumë demokratike për rivotim që të mbarojë procesi zgjedhor dhe të formohet qeveria e re, kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic, informon Zhurnal.

Ne i kemi vërejtur vendimet e KSHZ dhe Gjykatës administrative e tash duhet patjetër të ketë proces ankese dhe procesi të shkojë si duhet, presim që gjitha partitë të marin pjesë në mënyrë të qetë dhe demokratike që të mundësohet më pas formimi i qeverisë së re, ka deklaruar kështu Kocijancic.

Zëdhënësja e Eurokomisionit, gjithashtu shtoi se Unioni pret që të gjithë liderët politik në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi të madhe. Sipas Kocijançiç, KE fuqimisht e dënon çdo retorikë të rrezikshme dhe siç thonë “duke e përfshirë edhe targetimin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Shkup”. Sipas Zëdhënëses së Komisionit, kjo retorikë “e çon përpara vendin më larg rrugës euroatlantike, të cilën qytetarët e saj e duan dhe e meritojnë”.

“Ne presim që Qeveria e re të përkushtohet në zgjidhjen e qeverisjes sistematike të së drejtës, gjithashtu edhe të prioriteteve reformuese urgjente dhe të vazhdojë zbatimi i vazhdueshëm i marrëveshjeve paraprake politike. Ne do t’i mbështesim autoritetet në këtë pikëpamje”, tha zëdhënësja Kocijançiç.