Pas një pushimi të gjatë me performanca live, për shkak të problemeve me zërin, ajo ka paralajmërur kthimin në koncerte.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka konfirmuar se pas dy ditësh fillon turneun e ri.
Këngëtarja, këto koncerte do t’i mbajë bashkë me të famshmin Bruno Mars në qytetet e Meksikës.

Në turneun “24K Magic World Tour 2018”, Bebe Rexha do të jetë e ftuara e Brunos, i cili së fundi ka triumfuar në “Grammy Awards me 6 çmime.

“Meant to be”, titullohet projekti i fundit nga Bebe Rexha, ndërsa ka paralajmëruar edhe këngë të reja.