Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk e kanë pritur të gjithë me zemër të hapur gjatë vizitës në Kosovë, gjë që është pritur.

Por ajo që bën gazetarja Una Hajdari, sipas mediave serbe, ‘i kalon kufijtë e jotolerancës dhe kthehet në urrejtje’.

Ata thonë se pjesëtarja e organizatave joqeveritare në Beograd, përdor çdo mundësi për të poshtëruar Serbinë, presidentin e saj dhe popullin serb që shpesh satanizohet nga ajo.

‘Duket se vizita e Vucicit në Kosovë e ka nervozuar shumë Una Hajdarin, sa që e ka detyruar të i heq të gjitha maskat dhe ka treguar fytyrën e vërtetë të urrejtjes, duke bërë shaka me Vucicin në Twitter’, shkruajnë mediat.

Ajo ka shkruar “ Kur mërzitem në konferencë shtypi”, duke e shoqëruar me fotografinë e Vucicit që ajo është tallur me të.

Por këtë veprim serbet e kanë quajtur si joprofesionalizëm, duke shtuar se asaj i ka dalë urrejtja e vërtetë të cilën e kishte fshehur mirë deri më tani.