Pak ditë më parë në Maqedoni u miratua dhe u zyrtarizua Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve e me këtë edhe gjuha shqipe avancohet në nivelin qendrorë ku krahas të gjithave funksionarët e lartë shtetërorë marin të drejtën të flasin në gjuhën e tyre amëtare ndërsa të gjitha institucionet qendrore obligohen që krahas gjuhës maqedonase si gjuhë e parë zyrtare në vend të vënë në funksion në dokumentacionet dhe shkresat zyrtare edhe gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

E me këtë, nuk mbeti mbrapa duke u lavdëruar edhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili ndëroi tabelën përpara ndërtesës së dikasterit që drejton ai, tabelë kjo e cila nuk kushton më shumë se 100 euro, ndërkohë që ai dhe dikasteri që drejton po “shkatërojnë” ekonominë e vendit për shkak të paaftësisë së tyre.

E gjithë kjo ngjarje thjeshtë mund të manifestohet si një “turp” dhe një dështim për një ministër i cili lavdërohet me vendosjen e një tabele në gjuhën shqipe në ndërtesën e dikasterit që ndërvite drejtohet nga kuadër shqiptarë ndërkohë në anën tjetër populli po ngulfatet nga papunësia dhe moszhvillimi i mirë ekonomik dhe humbja e shumë investimeve të huaja që mund të hapnin vende të reja të punës e me këtë rast do të parandalohej paksa edhe ikja massive e rinisë shqiptare nga vendi.

Megjithatë, me vendosjen e një tabelen në gjuhën shqipe, ministri Bekteshi nuk e ka zgjidhur problemin dhe hallet e shqiptarëve në aspektin ekonomik, po ai duhet të tregojë se ku mbetën investimet e huaja të promovuara më parë tek zona ekonomike në qytetin e Tetovës?

Ja çfarë ka humbur Bekteshi gjatë mandatit të tij sa është në krye të dikasterit të ekonomisë.

1. Komisionin financiarë që duhej ta drejtojë BDI-ja, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë

Për shkak të paaftësisë së ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, komisionin financiarë që duhej ta drejtojë nga ai, tani është në drejtim zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Po çfarë rëndësi ka ky komision?

Komisioni për sistem ekonomik dhe politikë ekonomike shqyrton propozimet për sjellje të ligjeve, propozim ligjeve dhe akteve të përgjithshme në sferën e ekonomisë dhe politikat zhvillimore, shqyrton prioritetet strategjike dhe masat për realizimin e tyre në zhvillimin ekonomik regjional dhe teknolgjik, energjetik e të ngjajshme, mbron ambientin jetësorë, raportet ekonomike me vendet e jashtme, proceset integruese, urbanizëm, letrat me vlerë sjelljen e ekonomisë marko dhe mikro, sjelljen e buxhetit në qeveri, programin e financimit, punët komunale ndërtimore, turizmin e shumë gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

E nga dobësia e Kreshnik Bekteshit këtë komision tashmë në drejtim e merr zv.kryeministri Angjushev edhe pse pas shumë vitesh për pak kohë duhej të drejtohet nga një shqiptarë. Nga ky komision qeveritarë Bekteshi ka mundur të kontribojë në investimet që duhet të bëhen në vendbanimet shqiptare dhe se si kryetar komisioni mund të jep dritë jeshile edhe në interes të vendbanimeve shqiptare, e tash me humbjen e këtij posti, ky komision dhe vet zv.kryeministri Angjushev mund të favorizojë investimet vetëm në vendbanimet qëjanë në interes dhe politikë të partisë së tij duke anashkaluar kështu vendbanimet shqiptare.

Edhe në një mbledhje në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël pas raportit të ministrave, zv.ministrave, sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve para liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve Zhurnal pati shkruar se ministri i Ekonomisë Bekteshi në këtë mbledhje është gjendur në kritika jashtëzakonisht të rënda lidhur me punën e tij që ka bërë deri më tani me theks të veçantë pas humbjes së projektit të madh për rrugët. E pikërisht për humbjen e projektit në vazhdim që ju risjellim në vëmendje, ministri Bekteshi është vënë në siklet nga akuzat gjatë diskutimit në kryesinë e selisë blue.

2. Milionat e ’’autostradës’’ drejt Strugës, përfundojnë në Maqedoninë Lindore.

Ky ishte një nga lajmët më prekëse dhe më poshtëruese për shqiptarët e Maqedonisë perendimore e që prisnin shumë nga ministri i ekonomisë Bekteshi i cili duket se nuk i’a ka menduar aspak për këtë gjë.

Fondi prej 86 milionë euro i akorduar për ndërtimin e autostradës Strugë –Trebenisht, aks rrugorë me të cilin Struga do të lidhej me autostradën drejt Kërcovës pas anulimit të këtij projekti pothuajse e gjithë shuma do të shpërndahet për rehabilitimin e rrugëve magjistrale në Maqedoninë Lindore.

Nga fondi, prej 86 milionë euro, vetëm 3 milionë euro do të investohen në rrugën Podmol-Strugë-Qafë Thanë, po kjo shifër do të investohet edhe në rrugën nga Shkupi drejt pikës kufitare të Bllacës me Kosovën. Gjithashtu, 2.5 milionë euro nga ky fond do të investohen në rrugën Zhelinë–Karpallak, 1 milionë euro për rrugën Kumanovë-Opajë si dhe 1 milonë euro për rehabilitimin e rrugës nga Kërcova drejt Makedonski Brodit.

Ndërkohë, pjesa e luanit e fondit prej 86 milionë euro shkon për rrugët në Maqedonië lindore dhe kumunat maqedonase. Shuma prej 86 milonë euro është kredi prej Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pas anulimit të projektit të autostradës Strugë-Trebenisht për mangësi në projektim sidomos në drejtim të mbrojtjes së ambientit me kërkesë të UNESCO i njëjti projekt është anuluar ndërsa pas kërkesës së qeverisë së Maqedonisë për riorientimin e kësaj shume në projekte të tjera, BERZH ka dhënë dritën jeshile./Zhurnal/