Opinionisti Valon Bela vlerëson se Gjykata speciale duhet mposhtur në Parlamentin e Kosovës.

“Kjo duhet të bëhet jo si kryeneçësi karshi miqëve ndërkombëtarë por nga fakti se deri tash, hetusia e kësaj gjykate ka bashkëpunuar vetëm me zyrat e qeverisë serbe për gjoja krime lufte në Kosovë. Pra, bien poshtë edhe pallavrat e ambasadorit amerikan se Gjykata speciale nuk do të jetë vetëm kundër shqiptarëve”, vlerëson Bela.

Sipas tij, akoma më idioteske dhe kundërthënëse duken fjalët e këtij ambasadori palaço, se do të kanë telashe ata që do ta rrëzojnë Gjykatën Speciale sidomos kur dihet botërisht se SHBA-të detyrojnë shtetet e tjera (madje edhe me sanksione politike e ekonomike) për të mos i gjykuar ushtarët e saj në çfarëdo krimi eventual…

“Sa për VV-në, është skajshmërisht hipokritik ndryshimi i qëndrimit të saj dhe ky ndryshim VV-së i qëndrimit nga kundër në 2015 dhe pro tani në 2017/18 është komplet makiavelist !! Sa për LDK-në , është i qartë roli i ‘komunistëve modern’ që të përfitojnë ndonjë pikë politike nga arrestimi eventual i kundërshtarëve të tyre politik. Nuk duhet harruar se kjo parti ishte përplot 10 vite në qeveri dhe asnjëherë nuk kishte ndërmarrë ndonjë iniciativë për zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve të saj”, thekson Valon Bela, opinionist.

Ai konsideron se ky qëndrim është dashakeq përballë disa figurave që etiketohen si ‘armiq’ politik edhe pse moskokëçarja e LDK-së për të inicuar hetim për vrasjet e pasluftës është krim në vete…

“Gjykata speciale ka dëshmuar se ajo është antishqiptare duke përdhosur sinqeritetin dhe besimin që iu dha sepse përplot dy vite ajo ka bashkëpunuar vetëm me zyret e Qeverisë serbe për gjoja krimet e luftës. Kur i shtohet kësaj se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë është dëshmuar si korruptive dhe e njëanshme, atëherë s’do mend se edhe Gjykata Speciale do të pasohet me skandale të tmerrshme, koston e së cilës do ta paguan populli shqiptar dhe Qeveria e Kosovës”, konstaton Bela.