Partia Demokratike ka një problem në mënyrën se si kërkon të sillet me Perëndimin. Është e sigurtë që nuk e ka në anën e vet në lëvizjen e saj për të qëndruar jashtë Kuvendit, jashtë zgjedhjeve dhe për të bllokuar reformën në drejtësi. Sali Berisha e ka kaq përvojë sa të jetë i qart për këtë. Lulzim Basha po ashtu.

Nga Mero Baze

Por ajo që nuk kuptohet, është përse PD, kërkon të krijojë dy llojë SHBA dhe dy lloj Europash për shqiptarët, me disa lobistë qesharakë. Kundër tre lëvizjeve të PD, asaj për të qëndruar jashtë Kuvendit, jashtë zgjedhjeve dhe si postobllok për reformën në drejtësi, e ka qartazi kundër Uashingtonin zyrtar dhe Brukselin zyrtar.

Po të dojë, ka dhe plot eurodeputetë të djathtë dhe të majtë, por kjo nuk ka rëndësi kur ke kundër vijën zyrtare të dy kancelarive më të mëdha. Vet Sali Berisha jo më larg se dje sulmoi përsëri nga çadra ambasadoren e BE, si “guvernatore” dhe Donald Lu, si “guvernator part time”. Dhe më duket një veprim i drejtë, përderisa është i vendosur të bëjë tre gjëra të forta, që destabilizojnë vendin dhe fusin në kolaps kushtetues dhe sistemin. Kur i bën këto nuk ke pse pret të jesh aleat me perëndimin.Por ajo që e bën qesharak gjithë vizionin e PD-së për kauzën e saj, është se harxhon më shumë energji “për të bërë kanaçe, se sa për të prishur kazanët e mëdhenj”.

Në një kohë që më qetësi është kundër Brukselit dhe Uashingtonit zyrtar, kanë kaq muaj që paguajnë disa lobistë në SHBA, të mbështesin kauzën e tyre kundër ambasadorit Lu. Dhe gjëja më qesharake këtu është se i kanë ndarë shpenzimet me Gruevskin. Grupi i ligjvënësve amerikanë, paguar nga lobistët e opozitës në Tiranë dhe Gruevskit në Maqedoni, është i njëjtë. Në ñllim kërkuan heqjen e ambasadorit amerikan në Shkup, si i lidhur me Sorosin, edhe pse e gjithë beteja kundër pushtetit të Gruevskit ka nga pas një politikë zyrtare amerikane. Natyrisht që letra e tyre përfundoi në disa paçavaure ballkanse dhe në koshin e plehrave në Departament të Shtetit. Tani letra u përsërit, duke u shtuar dhe ambasadori amerikan në Tiranë me të njëjtin arsyetim. Edhe gazetën lokale ku i botojnë, është e njëjta, dhe bëhet fjalë për “Uashington Times”, një gazetë periferike e Uashingtonit, që është një lloj medie që jepet me qera për lobistë.

Dhe në kulmin e këtyre shpenzimeve pa kuptim, të përbashkëta me Gruevskin, Partia Demokratike krijon dhe një problem me shqiptarët në Maqedoni, të cilët kanë hartuar një platformë të tyre, të cilën Gruveski i këtyre tanëve, jo vetëm nuk e ka pranuar, por po fut në luftë Maqedoninë kundër shqiptarëve. Pastaj situata bëhet dhe më paradoksale, kur ftojnë në çadrën e tyre në bulevard Kim Mehmetin, një zë i këndshëm dhe i mirëartikuluar i shqiptarëve në Maqedoni, që së paku këto 20 vjet e ka shtyrë jetën me paratë e Fondacionit të Soros në Maqedoni. Dhe nuk është se i ka shpenzuar keq ato lekë, i ka merituar. Problemi është se opozita jonë ka një linjë anti-Soros dhe pro Gruevsk, dhe fton nga Maqedonia një intelektual që është investim i Sorosit për bashkëjetesën etnike dhe që së fundmi është mbështetës i një lëvizje politike me ngjyra fetare si “Besa”. Ai është në punë të vet, por opozita në Tiranë nuk kuptohet me kë është.

Problemi i opozitës në Tiranë, është se duhet ta ndajë mendjen a do mbrojë kauzën e saj dhe të mos pyesë për njeri, apo do paguajë më shumë periferinë e politikës ndërkombëtare për të justiᄊkuar kauzën e saj, për t’i dukur sikur është dhe ajo kauzë e Perëndimit?

Nuk ka standart perëndimor ta pranojë atë kauzë. Është një kauzë që rrëzon sistemin demokratik, nuk njeh institucionet dhe pengon drejtësinë. Është kauzë revolucioni që “do të përmbysë një shtet për të ardhur në pushtet”. Ajo nuk vendoset me të blerë apo me të lutur, por me të përmbysur dhe me të vrarë. Është një kauzë që kërkon gjak, viktima dhe natyrisht, një rrënim të shtetit për hir të pushtetit. Sali Berisha e ka bërë një herë në vitin 1997 dhe i ka dalë zot si antiperëndimor. Këto qurravitjet e Lulzim Bashës, që do të jetë dhe për revolucion, dhe për përmbysje, dhe për t’i vënë flakën vendit, edhe për të blerë ca zëra nga jashtë pro tij, janë fyese edhe për kokëtulët e portaleve të Zenit. Kur kërkon gjak dhe përmbysje, duhet të llogarisësh t’i vësh gjoksin dhe jo të rruash b..thën.

Ajo që kërkon PD, është që ne të kemi përballë dy alternativa, ose PD ta marrë pushtetin në tavolinë, ose të fusim vendin në flakë. Dhe në raste të tilla, kërcënuesi duhet të jetë bindës për të të frikësuar, dhe jo të vrapojë lart e poshtë, të gjejë dhe disa perëndimorë që të duket sikur nuk është vetëm. Kjo është një betejë që ose ᄊtohet vetëm si lider revolucionar kundër “Republikës” që kërkon të integrohet në Perëndim, ose të ha kokën ty që e kërkon si lider shqiptar antiperëndimor. Është një plumb që shkrepet vetëm një herë.