Ish-kryeministrit Sali Berisha ka publikuar një dokument ku tregon se Artur Meçollari, ka certifikatë sigurie nga NATO, por që ka qenë i vlefshëm deri në vitin 2014.

“Gjatë javës që kaloi të gjithë papagajtë e Ramës, qeveritarë, zyrtarë, deputetë, gazetarë të tij mashtruan shqiptarët duke përdorur si dokument virgjërie të Muçollarit një certifikatë që e paraqitën qindra herë si certifikatë sigurie të lëshuar nga NATO ndërkohë që ajo ishte thjesht një certifikate e lëshuar nga qeveria shqiptare.

Ky mashtrim i turpshëm u përgënjeshtrua nga vetë zëdhënësi i NATO-s, Mark Senders i cili deklaroi se NATO nuk lëshon certifikata sigurie dhe se ato lëshohen vetëm nga vendet anëtare. Kështu Rames i ra maska dhe i mbeti spiuni!” – shkruan Berisha.

Shënimi i plotë:

Ra maska, mbeti spiuni!

Te dashur miq, bie maska qe Rama perdori per kryenegociatorin e marreveshjes se detit, me te cilen i fali Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes ne Jon dhe Mesdhe, Artur Meçollari, i larguar si spiun nga Forcat e Armatosura.

Gjate javes qe kaloi te gjithe papagajte e Rames, qeveritare, zyrtare, deputete, gazetare te tij mashtruan shqiptaret duke perdorur si dokument virgjerie te Muçollarit nje çertifikate qe e paraqiten qindra here si çertifikate sigurie te leshuar nga NATO nderkohe qe ajo ishte thjeshte nje certifikate e leshuar nga qeveria shqiptare.

Ky mashtrim i turpshem u pergeneshtrua nga vete zedhenesi i NATO-s, Mark Senders i cili deklaroi se NATO nuk leshon çertifikata sigurie dhe se ato leshohen vetem nga vendet anetare.

Keshtu Rames i ra maska dhe i mbeti spiuni!