Ish komandanti i UÇK-së nga Sllupçani Abedin Zymberi ka publikuar një fotografi nga iftari i përbashkët i kryetarëve të degëve të Kumanovës dhe Likovës, nga partitë opozitare shqipëtare UNITETI, LRPDSH, RDK dhe PPD, raporton Fakte.

Në takim ka munguar vetëm Lëvizja Besa ndërsa nuk jepen spjegime pse kjo lëvizje ka munguar.

Në iftar ka qenë i ftuar edhe Abedin Zymberi i cili përveç se e ka postuar foton nga takimi, ka shkruar:
“Shenasi Xheladini Fatmir Zimberi Amid Ademi Mendu Jashari Memet Bajrami Isuf Seferi Adrian Demiri Juksel Iseni 

Iftar i përbashkët me degët e partive politike të Likovës dhe Kumanovës: LR-PDSH, UNITETI, PPD dhe RDK.Në kët takim isha i ftuar si mysafir nderi dhe unë. Takimi u zhvillua në atmosfer shumë miqësore në të cilën u dakorduan që bashkërenditja e aktiviteteve të vazhdojnë edhe në të ardhmen.“- ka shkruar Zymberi.

Ky takim ishte i dyti me radhë sepse një i tillë ishte organizuar edhe më heret në të cilin takim ishin pjesmarrës edhe përfaqsuesit e Lëvizjes Besa Likovë-Kumanovë  por pas takimit Lëvizja Besa doli me komunikatë se çështjen e bashkpunimit opozitarë ja kanë deleguar Këshillit Opozitarë , i cili Këshill si duket vetëm se po pengon bashkëpunimin me qëndrime kontraverse dhe me paraqitje skandaloze të përfaqsuesve të atij këshilli.

Si duket kjo komunikat dhe kërcnimet e Kim Mehmetit për largim të mundshëm nga këshilli opoziatarë ,Lëvizjen Besa nëse bisedon me partitë tjera  opozitare ka bërë që përfaqsuesit e Besës mos të marrin pjese as në iftarin që u shtrua mbrëme nga gjitha partitë tjera opozitare të degëve të Kumanovës dhe Likovës .

Fol.mk