Skender Rexhepi

Të nderuar qytetarë dhe ju banorë të komunës së Çairit…
Hallin e komunës sonë e shohin edhe të gjithë tjerët, por më së miri e ndjejmë vetëm ne që jetojmë këtu.
Prandaj, është më se e qartë se rivotimi i ditës së diel :
– nuk është vetëm çështje e 719 banorëve të vendvotimit 2901,
– nuk është betejë mes individëve të dy subjekteve politike,
– nuk është thjesht përpjekje për zëvendësim të postit të kryetarit;
Por, ky rivotim është jetik për banorët e komunës sonë sepse është:
– betejë mes prapambeturisë dhe qytetërimit;
– betejë mes pikëllimit dhe lumturisë;
– betejë mes së keqës dhe së mirës;
– betejë mes errësirës dhe dritës;
Prandaj, ditën e diel qytetarët e këtij vendvotimi në Çair, me daljen e tyre masovike në votim do të arrijnë të bëhen heronjtë e vërtet, jo vetëm të komunës Çair, por edhe shembull revolucionar për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Besojmë thellë që rezultati i këtij rivotimi do të jetë një sihariq për NJË JETË TË RE për të gjithë ne.