Në pyetjen e Almakosit lidhur me Qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët për ndryshimet e ligjit për shpërblime shtetërore ku parashifet Çmimi 22 Nëntori, që ka të bëjë me datën e Alfafetit të Gjuhës Shqipe, zëdhënësi i ASH, thot se do e përkrahim këtë iniciativë, por njëkohësisht do të kërkojmë që ky Çmim të ëmërtohet me emrin e “ Arbën Xhaferit” ai më thot:

Në princip do të përkrahim dhe votojmë propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shpërblime shtetërore ku parashifet çmimi 22 Nëntori, por ne si Aleancë për Shqiptarët do të propozojmë që emërtimi i këtij shpërblimi që bëhet për datën e rëndësishme të Alfabetit Shqip 22 Nëntori , të emërtohet me emërtimin “Arbën Xhaferi” sepse pikërisht ky është më meritori që kjo festë e Ditës së Alfabetit të si një ndër festat më të rëndësishme kombëtare, të jetë festë shtetërore në Maqedoni, ku në kuadër të kësaj dite Arbën Xhaferi themeloi edhe Institutin për trashigimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve nē Maqedoni, pikërisht 10 vite më parë më 22 Nëntor, u shpreh Bexheti.