Zëdhënësi i ASH, Flakron Bexheti ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Kryeministrit Zoran Zaev për gatishmërinë e tij për të amnistuar dhe falur të gjithë atë që ishin përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, njofton Fol.

Në vazhdim reagimi i plotë i Flakron Bexhetit i publikuar në profilin e tij në fejsbuk:

Kryeministri Zaev me “faljen” e tij të “famshme” veç se ja fali një argument politik Presidentit Ivanov në ëmër të pajtimit, për ti falur të dënuarit eventual të rasteve të Prokurosise publike speciale.

Kjo lojë e pistë e faljes që dikur e fali Presidenti Cërvenkovski Zaevin, mandej Presidenti Ivanovi Gruevskin dhe të tjerët, na i kujton proceset e montuara ndaj të burgosurve shqiptarëve që vuajtën burgje edhe duke qenë të pafajshëm,pa pikë faji, që skishte kush ti fal, vec dhembjes, dhe lotëvë të familjeve te tyre./Fol/