Dashamirësit e çokollatës u goditën me një lajm të rëndë në fund të vitit që lamë pas, i cili thoshte se prej ndryshimeve klimatike brenda 40 vjetëve bimët e kakaos mund të mos i mbijetojnë më thatësirës.

Por llogaritjet janë hedhur poshtë së funmi nga shkencëtarët, të cilat paralajmërojnë në një artikull se bimët do të mësojnë të përshtaten.

“Për fgat të keq në artikullin origjinal ku paralajmërohej katastrofa, disa nga informacionet ishin të pasakta,” thotë Megan Hochstrasser, pedagoge komunikimi në universitetin UC Berkley. “Çokollata nuk do të zhduket brenda 40 vjetëve.”

Kërkues po bashkëpunojnë me shkencëtarë të kompanisë prodhuese të çokollatave Mars për t’i bërë bimët e kakaos t’i mbijetojnë infeksioneve virale apo kërpudhore, të cilat kanë dëmtuar rëndë plantacionet e Amerikës Latine për dekada me radhë. Ata po përdorim modifikime gjenetike për t’i bërë bimët më rezistente duke hedhur poshtë teorinë alarmante të zhdukjes së një nga produkteve më të dashura për të vegjël e të mëdhenj.

Artikulli origjinal i publikuar në Business Insider i referohej një studimi të vitit 2014 ku thuhej se me rritjet aktuale të temperaturave, kultivuesit kryesorë të kakaos në botë, në Bregun e Fildishtë dhe Gana, do të dështonin deri në vitin 2050. Pjesa më madhe e kakaos prodhohet në Afrikën perëndimore dhe rritja e temperaturave ndikon në zvogëlimin e tokës së përshtatshme për prodhimin e saj, por shkencëtarët thonë se nuk do të arrijë ta zhdukë atë.
Rreth gjysma e kaos së botës prodhohet në Bregun e Fildishtë dhe Gana, por gjithashtu në ishujt e Karaibeve, Indi dhe Australi.