Spekullimet mediatike qe gjithnje shoqerojne levizjet e moderatorit televiziv me te mire shqiptar Adi Krasta flasin per presione te strukturave drejtuese editoriale ne TCH ndaj tij.

Adi Krasta realizoi nje sezon të “E Diell”, program qe pati nje mbeshtetje te forte te kritikes e vleresim publik. 

 

Nga burime te brendshme ne TCH mesohet se monologu me te cilin Krasta hapi programin e fundit te sezonit shkaktoi nje carje te forte mes prezentatorit dhe administratores Hoxha dhe TCH mori vendimin arbitrar per te hequr nga Youtube te gjithe programin prej 200 minuta i cili edhe sot nuk gjendet kur kerkohet. 

Lajmi se Krastes i eshte besuar autoresia dhe drejtimi i Festivalit te Kenges ne RTSH mund te kete trazuar  gjithashtu Top Channel, nje institucion mediatik privat i akuzuar per klientelizem i cili po perflitet gjithmone e me shume se ka probleme te forta editoriale e financiare.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/bie-top-channel-nuk-mban-dot-adi-krastn-434587/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright