Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, duke shpresuar se që ai t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët.

“Me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, i uroj qytetarët e Shqipërisë për Presidentin e ri. Uroj dhe shpresoj që ai t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët dhe të reflektojë në tejkalimin e krizës aktuale dhe në sfidat që e presin Shqipërinë, ndërsa në raport me shqiptarët e Maqedonisë presim që ky institucion ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni, por edhe të ndërtojë relacione korrekte dhe të mira me të gjitha subjektet politike shqiptare në vend”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.