Biri me gruan e tij e kanë rrahur nënën pasiqë ajo e kishte humbur lodrën e djalit të tyre, duke i shkaktuar plagë në fytyrë, duke i lënë plagë nën sy dhe faqe.
Si duket djali e ka harruar që kjo nënë e shkretë e ka mbajtur 9 muaj në bark dhe tani e meriton këtë gjë? Kjo ka ndodhur në një provincë të Jordanit.

Vendasit e kanë dënuar këtë akt dhunues duke thënë se kjo nuk i takon as fesë e as moralit dhe se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë ndonjëherë.

Të dhemb zemra nga këto pamje..

Me të vërtetë respektimi i prindërve është një obligim shumë me rëndësi. Allahu [xh.sh] e ka krahasuar respektimin dhe dëgjimin e prindërve me dëgjimin dhe respektimin e Tij..

1. Allahu [xh.sh] thotë: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë respective e bamirëse ndaj prindërve.”[El Isra, 23]Allahu [xh.sh] në këtë ajet e ka krahasuar mosrespektimin e prindërve me shirkun. Gjithashtu, Allahu [xh.sh] thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet.”[Llukman, 14]

2. Allahu [xh.sh] na ka urdhëruar që të sillemi mirë me ta dhe t’i respektojmë edhe nësë janë qafira(pabesimtarë) ku thotë: “E nëse ata të dy të urdhërojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim dhe respekt ndaj tyre.” [Llukman, 15]

Muslimi trasnemton nga Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, se ka thënë: “Ka ardhur tek unë nëna ime e cila në atë kohë ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (s.a.v.s) duke i thënë: ‘O i Dërguar i Allahut, më ka ardhur nëna e cila e urren gjendjen time në të cilën jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nënën time?’ Pejgamberi (s.a.v.s) i tha: “Po vizitoje nënën tënde.” [Muslimi dhe Buhariu]

3. Gjithashtu respektimi i prindërve konsiderohet Xhihad, sakrificë. Abdullah ibn Amri (r.a.) ka thënë: “Ka ardhur një person tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s) dhe ka kërkuar leje nga Pejgamberi (s.a.v.s) që të merr pjesë në Xhihad. Pejgamberi (s.a.v.s) e pyeti: ‘A i ke të gjallë prindërit?’ Ai iu përgjigj: ‘Po.’ Pejgamberi (s.a.v.s) i tha: ‘Xhihadi yt është tek ta.’ Sakrifiko për ta.” [Buhariu dhe Muslimi]. /IslamiFejaIme.com