Protesta e opozitës dhe qëndrimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, janë analizuar nga gazetari Blendi Fevziu në studion e ABC News. Sipas tij, Meta do të mbajë qëndrim kur situata të jetë më e polarizuar ndërsa Basha, -tha Fevziu, – është i dënuar të mos deshtojë.

“Ilir Meta foli si Papa”!
E tillë ju duk gazetarit Blendi Fevziu përgjigja që Kryetari i Kuvendit dha për kërkesat e opozitës e cila vijon të protestojë në sheshin përpara zyrës së tij dhe asaj të kryeministrit.

Nga studio e ABC News drejtuesi i emisionit “Opinion” analizoi qëndrimet e kryparlamentarit prej të cilit nuk pret të jetë më i drejtperdrejtë në kaq pak kohë.

Megjithatë Fevziu diçka e ka të sigurtë. As deklarata e Vangjel Dules dhe as letra e Agron Dukës, aleatë të demokratëve në opozitë nuk do ta bëjnë Ilir Metën të flasë.
Sa i përket protestës së opozitës, Blendi Fevziu shprehet se rezultat të dukshëm do të prodhojë pas javës së parë, megjithatë për Lulzim Bashën thotë se është i dënuar të mos dështojë.