Donald Trump (70) doli kundër premtimit të tij më të madh gjatë fushatës zgjedhore: Megjithatë ai nuk është pacifist, bile jep leje për gjuajtjen e bombës më të madhe jobërthamore në Afganistan: MOAB. Ai luan rolin e policit global, përkundër që premtoi të kundërtën.

Ai kritikoi konkurrente e tij, Hillary Clinton për shkaktimin e luftërave dhe e quajti ish presidentin George ë. Bush si «Kryebashkiak të Bagdatit» dhe Luftën e Irakut «gabimin më të madh». Vetëm se ai vetë ka nisur luftërat. A është pra Trump oportunist?

Çoroditje në vend të arsyes

Më pas media zvicerane “BLICK” shkruan se presidenti Trump shpesh reagon me çoroditje dhe jo racionalisht. Ai sulmoi regjimin e Bashar al-Assadit (51) me 59 raketa tomahaëk, përkundër që njëherë kishte kritikuar Hillaryn për sulme të tilla.

Trump nuk është njeri i drejtë. Prej gjatë kohës kur merrej me biznese ka ndryshuar mendimet. Çfarë sot thotë Trumpi nuk ka vlerë nesër.

A tërhiqet ai nga miqësia me Rusinë?

Me javë të tëra lidhjet e tij me Rusinë e kanë ngjitur për muri dhe ia kanë kërcënuar garën presidenciale.

Çfarë do ndodh me miqësinë e tij me Rusinë, nëse kjo e fundit zemërohet për sulmin kundër Sirisë dhe hedhjen e bombës më të madhe jo nukleare në Afganistan?

Të enjten u gjuajt bomba më e madhe jo bërthamore në luftën kundër ISIS në Afganistanin lindor.

Nëna e gjithë bombave është një super armë nëntë metra e gjatë, dhjetë tonë e rëndë dhe një fuqi shpërthyese 11 tonë TVT. Ajo kushton 14 milion euro për copë – por më e shtrenjtë është sistemi i gjuajtjes së saj.

Përshëndejte miqësore ndaj Teheranit dhe Pjongjangut

Kur një shtet gjuan ose provon një bombë, i dërgon shenjë një shteti tjetër. Shembull për këtë është ndaj Koresë Veriore. “Nuk e di a është shenjë për Korenë Veriore. Kina do e zgjedh problemin me atë,” tha Trump.

Por Trump e ka dërguar anijen luftarake USS Carl Vinson përpara brigjeve koreanoveriore për të zmbrapsur diktatorin Kom Jong Un (33).

Paralajmërimi tjetër është për Teheranin. Ajo është e qartë: Nëse Iran do zhvillojë bombën bërthamore, atëherë SHBA do ishte e gatshme ta sulmonte dhe ta shkatërronte këtë projekt.

Luftë e përjetshme në Hindukush

Ai vetë nuk duhet të frikësohet kur i ndryshon mendimet, pasi nuk i humb mbështetësit e tij. Votuesit e tij e kanë votuar atë – dhe jo një katalog premtimesh e qëndrimesh.

SHBA është në luftë në Hindukush prej nëntorit 2001, por përherë të parë është gjuajtur një bombë e tillë. Trump është pas Bush dhe Barack Obama (55), presidenti i tretë i cili tregon dhëmbët në këtë rajon. Mega-Bomba vështirë se do përfundojë luftën e përjetshme në Afganistan./Bota sot