BMW largon nga prodhimi makinat me naftë, fokusohet në hibridët elektrikë (Foto)

Ky është një lajm i keq, për ata që i duan makinat me naftë

Për një kohë të gjatë, BMW insistonte në prodhimin e makinave me naftë, ndërsa dukej se nuk kishte guxim të kalonte në hibridizim apo elektrifikim.

Por, skandali Dieselgate e ka bërë të vetën, duke e nxitur këtë prodhues gjerman, që përfundimisht të largojë nga prodhimi makinat me naftë.

Tregu në rritje dhe legjislacioni që favorizon veturat në miqësi me natyrën, bëri që BMW të fokusohet në PHEV, apo hibridë me mundësi të mbushen me rrymë.

“Po i vëmë të gjitha vezët, në shportën e PHEV” ka thënë zëdhënësi i BMW-së, Alexander Schmuck derisa po fliste për modelin X5 xDrive45e iPerformance.

Makinë e cila mund të vozitet me bateri për 65 kilometra, për dallim prej paraardhëses që mund të kalonte vetëm 23 kilometra me një bateri.

Ky konfirmim, hedhë poshtë pretendimet se gjenerata re e 3 Series, mund të arrijë si makinë me naftë. Këtë veprim po e ndërmerr BMW, pak kohë pasi Mercedes e largoi prodhimin e makinave me naftë. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE