Në koluaret politike në Shkup jozyrtarisht mësohet se është e mundur që gjatë fushatës pritet të publikohen materiale të reja të përgjimeve të ashtuquajtura “bomba”.

Kjo pasi që këto zgjedhje vlerësohen si betejë vendimtare për partitë kryesore.

Siç mëson INA nga burime të partive, këto materiale do të lansohen në periudhën kyçe të zgjedhjeve dhe do të kenë cak dy partitë në pushtet.

Bomba të ngjajshme u lansuan muajve të fundit përmes rrjetit social Facebook, për të cilat reagoi Prokuroria Publike dhe MPB, për parandalimin e tyre.

Lidhur me këtë bomba që goditën kryesisht krerët e partive kryesore po zhvillohen hetime dhe se janë bërë denoncime. Një person është thirrur në prokurorinë speciale, për nxjerrjen e disa materialeve të përgjimeve në një kanal të pagëzuar “Nikola Tesla” në youtube. (INA)