Ballina Lifestyle Braktiseni atë të cilin ju braktis vazhdimisht, përgjithmonë!

Braktiseni atë të cilin ju braktis vazhdimisht, përgjithmonë!

Të braktisurit nuk është shenjë e dashurisë, siç thonë disa. Nëse e braktisni dikë, do të thotë se po heqni dorë nga ai person, përgjithmonë pa dallim se sa herë do të ktheheni prapa. Kur të braktisni një herë, le të jetë kjo përgjithmonë, por kur t’ju braktisin juve, mos e ktheni kokën prapa, sepse do kurdoherë do t’ju braktisin përsëri.

Ajo që ka ndodhur një herë, nuk duhet të përsëritet, por ajo që ka ndodhur më shumë se një herë do të përsëritet edhe miliona herë të tjera…

Prandaj, braktiseni atë që ju braktis juve vazhdimisht, përgjithmonë!

Mos u bëni e ndjeshme, kujtoni se përse dikush ju ka braktisur juve dhe nuk është ndjerë aspak keq deri sa e ka bërë një gjë të tillë, por ka qenë i ftohtë mu si ajri në muajin e dhjetorit para Vitit të Ri.

Pyesni veten: Përse ju ka lënë kur ka thënë se do t’ju dojë përgjithmonë?

Apo ajo “përgjithmonë” ka një afat skadimi?

Ndoshta për atë po, por për ju nuk është ashtu, apo jo?

Përkushtojuni dikujt i cili asnjëherë nuk do të hiqte dorë nga ju, por për ta gjetur këtë person duhet të largoheni përgjithmonë nga ai i cili vazhdimisht ju braktis!

Qëndroni me atë i cili nuk do të kishte guxuar t’ju humbasë, sepse do të vuante nga mendimi se më asnjëherë nuk do t’ju kthejë prapa.

Qëndroni me atë i cili me të vërtetë ju dashuron, e jo me atë që ju braktis, por vazhdimisht kthehet tek ju duke menduar se do t’ju ketë aty sa herë që t’i kujtohet atij.