Reperi Gjiko na ka njoftuar me veturën e tij.
Ai, ka publikuar një video në Instastory në të cilën shihet si duket përmbrenda vetura e tij e shtrenjtë e tipit ‘Porsche’, shkruan lajmi.net

Lidhja me Elita Rudin dhe përleshja që pati me Dj. Blunt dhe Real 1 bënë që emri i Gjikos të jetë njëri ndër më të komentuarit këto ditë në media.

Por pavarësisht kësaj ai po shijon në maksimum jetën e tij luksoze dhe nuk po merret me detaje të tjera.