Britani, Theresa May: S’kishim alternativa, ja pse urdhërova sulmin në Siri 

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si i kishte dhënë urdhrin Forcave Britanikë botërore për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad, njofton BalkanWeb. May pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të Britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.

“Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd”, tha kryeministrja britanike.

Mes të tjerash ajo shtoi se regjimi sirian në vazhdimësi i ka përdorur armët kimike kundër njerëzve të vet, siç ishte rasti i vetëm para pak ditëve ku mes viktimave kishte dhe fëmijë.

Teksa vuri gishtin tek autori, May tha se: “Në kemi informacione të mjaftueshme të marra nga inteligjenca që tregojnë se regjimi sirian është përgjegjës për sulmet e fundit”.

SHPËRNDAJE