Gianlugi Buffon është në mesin e katër portierëve më të mirë në botë aktualisht.

Kjo në bazë të një renditje të bërë nga ‘Bleacher Report’.

Sipas kësaj renditje, portieri më i mirë mbetet Manuel Neuer i Bayern Munich, i ndjekur nga Jan Oblak i Atletico Madridit dhe David De Gea i Manchester Unitedit.

Buffon pavarësisht një sezoni fantastik me Juventusin, është renditur vetëm në vendin e katërt.