Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani thotë se qëndrimi i Zaev ka qenë në të njëjtën vij ne NATO-n. Sipas tij, Qeveria e RM-së e ka njohur Kosovën si shtet që nga pavarësimi i saj, bashkë me të edhe atributet shtetërore. Osmani ripërsëriti se BDI e mbështet fuqishëm ushtrinë kosovare.

Kryeministri më tepër ka reflektuar qëndrimin e NATO-s dhe BE-së si vend që pretendon të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. Duke pasur parasysh se NATO dhe BE brenda ka vende anëtare që nuk e kanë pranuar Kosovën. Mirëpo qëndrimi është i qartë, Qeveria e RM-së e ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kjo nënkupton të gjitha karakteristikat dhe vetit e një shteti. Nuk besoj që ka këtu dilema në këtë drejtim. Më tepër ishte çështja e dinamikës së formimit. Ne si BDI absolutisht e uruam dhe përgëzuam, ishte një prej ditëve më të rëndësishme jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës por edhe rajonit në përgjithësi- Bujar Osmani – Zëvendëskryeministër

Edhe partneri tjetër i koalicionit, Besa e Gashit mendon ndryshe nga Zaev dhe e mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.

Formimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës është e drejtë fondamentale e shtetit kosovar dhe mirënjohje për popullin e Kosovës. Aq më shumë që kjo po bëhet me dakordimin e aleatit tonë të madh, SHBA-ve. Maqedonia dhe Kosova janë orientuar drejt NATO-s dhe kjo i bën të kenë agjendë të përbashkët të sigurisë dhe stabilitetit- thonë nga Lëvizja Besa e Gashit.