Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka ngurruar t’i drejtohet edhe në gjuhën shqipe të pranishmëve në debatin e tretë publik rreth amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Prespës të mbajtur në Akademinë e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, shkruan Gazeta Lajm. Ai gjuhën shqipe e ka përdorur vetëm sa për t’i përshëndetur të pranishmit ndërsa fjalimin e tij të gjatë prej disa minutash e ka mbajtur vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo nuk është hera e parë që kuadrot e BDI-së nuk përdorin gjuhën amtare atje ku nuk ka kufizime, pavarësisht se partia e tyre vazhdimisht ka fituar zgjedhjet duke u zotuar se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në Maqedoni, gjë të cilën prej rreth dy dekadash në pushtet nuk ka arritur ta bëjë plotësisht. Madje, ministrat e BDI-së në disa raste edhe takimet zyrtare mes tyre i kanë udhëhequr në gjuhën maqedonase. /Gazeta Lajm

Video është huazuar nga profili i Bujar Osmani në fb.

Fjala ime në Akademinë e Shkencave në kuadër të debatit publik për ndryshimet kushtetuese!Говор во МАНУ во рамки на јавната дебата за уставните измени!

Gepostet von Bujar Osmani am Freitag, 7. Dezember 2018