Përbërësit:

Gjysmë gote gjalpë e ndarë në kubëza
Para se të filloni përgatitjen, lëreni gjalpin në temperaturë të dhomës, d.m.th. të jetë i butë që shtypet lehtë.
3/4 e gotës sheqer (preferohet i kaftë)
2 banane të buta
2 vezë
2 gota miell
1 paketim pluhur për pjekje
Maja e lugës me kripë
Pak kanellë
Arra të copëtuara ose të bluara (opsionale)

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë vendoset mielli, pluhuri për pjekje, kripa, kanella dhe arrat. Në një enë tjetër shtypet gjalpi me sheqer dhe përzihen mirë me piru. Masës që fitohet,i shtohen bananet e shtypura dhe dy vezët. Përzihen mirë bashkë me enën ku kemi lënë miellin, dhe i tërë brumi vendoset në tepsi, në të cilën paraprakisht ose kemi vënë pak vaj, ose e kemi vendosur letrën për pjekje.

Pas 1 ore në furrë prej 200 gradë, buka është gati dhe mund ta hamë me xhem, gjalpë kikiriku, ose me tahin – pastë susami.