Bukë mëngjesi

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për mëngjes. Piqen shumë shpejt. Mund t’i merrni dhe me vete në punë.

 

Përbërësit
2 gota qumësht
1 gotë vaj vegjetal
1 vezë
3 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle kripë
1 lugë gjelle kos
1 lugë majë buke

Për sipër
300 gr djathë
1 lugë gjelle salcë domate
2 domate
1 qepë
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 lugë gjelle koriandër (Coriandrum sativum)
1 lugë gjelle qimnon
2 lugë të gjellës susam

Hapat
1. I përziejmë të gjithë përbërësit e brumit dhe përfitojmë një brumë të butë.
2. E lëmë në pritje rreth 1 orë që të vijë brumi.
3. Pas ardhjes së brumit i përziejmë përbërësit që do t’i vendosim përmbi kuleçët.
4. I vendosim përmbi kuleçët dhe i vëmë në furrë për pjekje rreth 10 minuta.

Ju bëftë mirë!