Ish aktivisti i PDSH dhe njeriu i krahut të fortë të Menduh Thaçit thumbon këtë të fundit duke e kritikuar për përkrahjen që ky po ja jep BDI-së. Hasani apelon që të dënohet BDI dhe të votohet Aleanca me Besë.

Ja teksti i plotë:

Te nderuar miq! Me çudite fakti e me befason shume se si disa politikan shqipetar kane dy e me shume fytyra.Sa shume kane aftesi per ta genjyer popullin.A thua populli yne gjithmone duhet me besu ne njerez te gabuar?A thua gjithmone populli yne duhet te jet i shkelur?Pse gjithmone behi engjuj vetem kur keni fushat zgjedhore?E ne fakt jeni te djallezuar shpirtnisht.Nuk çuditem nga ata matarapaz qe genjyen vite me radhe per interesat e tyre personale dhe asnjehere per te miren qytetare,por me turperon fakti qe disa te tjere ju bashkangjiten dhe bashkojne forcat me njerez qe mendojne ta çojne vendin mbrapa.Te dashur qytetar sot duhet te mendojme ndryshe,sot ka ardhur koha qe te mos ushqeheni nga genjeshterat e te kaluares sot duhet te jemi te bashkuar e jo si gjithe te perçare me nje politik idiotizmi qe kishim me pare.Sot duhet te fusim ne komuna njerez adekuat qe mendojne per ne e per te miren tone ,njerez qe duan popullin shqipetar ta shohin te bashkuar, te lumtur, e shume besnik ndaj njeri tjetrit.Kete vend para e çoni vetem ju duke votuar “ALEANCEN ME BESE” Se per ndryshe ngelem si ne te kaluaren ne erresir gjithmone, duke kerkuar ndriçim e duke mos e pa driten me sy kurre.Votoni ALEANCE ME BESE! Per nje jete me te mire,per nje vend te qete,per nje dije te larte,per nje bashkim te fuqishem mes vete,per nje tradite te pahumbur shqipetare,per te mos e tradhtuar kombin.Populli eshte Sovran VOTON ATA QE E DUAN VENDIN!!