“Buzë të helmuara”, kështu është titulluar një studim i publikuar së fundmi në revistën “Environmental Health Perspectives” i kryer nga Universiteti i Kalifornisë dhe “Berkley School of Public Health”.

Ata shprehin nëpërmjet këtij publikimi alarmin në lidhje me buzëkuqët dhe shkëlqyesit e buzëve, të cilët shpesh përmbjajnë metale toksike që përthithen nga mukozat të cilat ndodhen shumë pranë gojës.

Sipas tyre metalet më të rrezikshëm janë plumbi, kromi, alumini dhe problemi i vërtetë nuk është prania e metaleve por nivelet e larta të përqëndrimit të tyre. Më i rrezikshmi konsiderohet kromi i cili është një substancë kancerogjene kryesisht të stomakut.
Mangani njihet për efektet negative që do të ketë në sistemin nervor dhe të mos harrojnë se produktet e tualetit nuk kanë lidhje vetëm me ju por edhe me fëmijën tuaj duke qënë se do të jenë shpesh pranë lëkurën tuaj.

Kujdes kur blini produktet!

• Lexoni gjithmonë përbërjen dhe preferoni produkte që nuk përmbajnë substancat e mësipërme
• Kujdes me produktet që qëndrojnë në kontakt të gjatë me organizmin si kremi. Ai qëndron më tepër në lëkurë se shampoja dhe sapuni
• Mos përdorni produkte që përmbajnë propylparaben dhe butylparaben, sidomos tek kremrat
• Evitoni përdorimin e produkteve me filtër UV në rast se nuk do të ekspozoheni në diell
• Kujdes me produktet e fëmijës dhe vetes tuaj nëse jeni shtatzanë
• Mos u gënjeni nga shkrimet “jo alergjik”, “klinikisht i testuar”, bazohuni më tepër tek etiketa e përbërjes.