Portali Aktuelno.mk ka shkruar se në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është caktuar lista e gjykatësve të cilët siç bëhet e ditur do të merren kryesisht me rastet e Prokurorisë Speciale.

Sipas këtij portali, po emërohen njerëz që dyshohen për lidhje të afërta me pushtetin dhe që deri tani kanë dëshmuar me vendimet e tyre duke kundërshtuar çdo kërkesë të Prokurorisë Speciale. Disa prej këtyre emrave janë dëgjuar edhe në bisedat e përgjuara me krerë të lartë të pushtetit të VMRO-DPMNE.