Tv Telma bën të ditur se ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov ka dhënë dy orë dëshmi për t’u mbrojtur nga akuza rreth ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonis.

Avokati i tij ka pohuar se marrja në pyetje ka përfunduar, por me urdhër të prokurorit, detaje plotësuese për opinionin nuk guxohet që të jepen.

Edhe deputeti Kërste Mukoski ka dëshmuar, si edhe Jane Çento. Tre prokurorë janë marrë me dëgjimin e dëshmitarëve, procedurë që do të vazhdojë nesër.