Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ka thënë se janë spekulime dhe i ka hedhur poshtë, thashethemet e portalit Libertas, se gjoja ai dhe disa drejtorë në MPB, anëtarë të VMRO-DPMNE-së do të transferohen në agjencionin e intelegjecës.

Nuk është e vërtetë që unë do të shkoj në shërbimin intelegjen, siç thotë portali Libertas, thotë ish ministri i brendshëm dhe drejtor i Byros për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Ai poashjtu ka theksuar se i plotëson kushtet për dalje në pension, por funksioni i drejtorit i lejon që të vazhdojë me  marrëdhënien e punës.