Nga Pirro Prifti

Problemi i emrit të FYROM –(Former Yugoslav Republic of Macedonia) ka lindur që në momentin kur Maqedonia u shkëput nga RSFRJ dhe doli si shtet i veçantë, por me ermin e çuditshëm FYROM, me idenë se mund ta rregullonte emrin më vonë. Këtë shtet të ri e njohu e para Shqipëria, duke pasur parasysh se rreth 35% e popullsisë së Republikës së FYROM ishte shqiptare, por që kishte kufizime në liritë dhe të drejtat e njeriut.

Kundërshtuesja më e madhe e vendosjes së emrit Maqedoni ishte Greqia, e cila ka një pjesë të territorit të saj në veri, një zonë me emrin Maqedonia greke me qytet kryesor Selanikun (Thesalonika).

Republika e Maqedonisë nuk ka rënë dakord asnjëherë me propozimet greke për ndryshimin e emrit.

Politikanët shqiptarë të Republikës së Maqedonisë (FYROM), nuk janë prononcuar seriozisht në debatin me emrin, duke pasur parasysh se në një të ardhme kjo Republikë edhe mund të ndahet midis shteteve fqinjë si Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria.

Vetë Bullgarët pohojnë se Maqedonasit e sotëm janë bullgarë por për të krijuar një identitet të veçantë (atë të Vardarit), por përdorin një alfabet cirilik por pak të ndryshëm nga ai bullgar, por fjalët dhe frazat maqedonase janë njëlloj. Bozhidar Dimitrov, drejtor i Muzeut Kombëtar Historik të Bullgarisë, ka deklaruar se emri i vërtetë i Maqedonisë duhet të jetë Bullgaria jugperëndimore, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Greqia ka të drejtë në kontestin e emrit sepse territori i Maqedonisë antike është në afërsi të Selanikut. Dimitrov konsideron se Greqia nuk do të pranojë asnjë emër që përfshin fjalën ”Maqedonia”. Novini.bg citon Dimitrov-in të thotë se në rajonin e Maqedonisë kanë jetuar popuj tjerë, si ilirët, Peonët, Dardanët dhe se vendi është quajtur iliridë ose Dardania.

Pak Histori

Mbas Traktatit të Shën Stefanit midis Rusisë fituese dhe Perandorisë Turke humbëse, në 3 Mars 1878, u konfiguruan 2 shtete kryesore të krishtera: Bullgaria dhe Serbia. Greqia e pavarur qe nga viti 1831. Nuk kishte pretendime territorial ndaj fqinjeve deri në atë moment. Europa Perëndimore sidomos Anglia, Franca Austro-Hungaria, dhe Gjermania, duke mos qene dakort me kete Traktat, realizuan Kongresin e Berlinit me 1 qershor 1878, Gadishulli i Ballkanit u nda ndryshe dhe fituese konkrete te tokave së bashku me popullsinë u bënë Serbia, Mali i Zi dhe me pak Bullgaria.

Humbëse e tokave dhe e popullsisë ishtë Shqipëria, Maqedonia, Rumelia e atehershme, dhe Thrakia. Greqia mori në 1881 Selanikun dhe pjese e tjera te trevave Maqedonase ne veri, mori Janinën dhe Epirin e Jugut, me pretendime qe të merrte dhe Epirin e Veriut në të ardhmen, Serbia mori Kosoven dhe nje pjese te veriut tëMaqedonse, Bosnjën, Hercegovinën dhe së bashku me Kroacinë bënë një Mbretëri. Mali i Zi mori Plaven Gucinë, Tivarin Kotorrin, Ulqinin, Tuzin. Për pak mori dhe Shkodrën.

Bullgaria si me e privilegjuara e Rusisë sipas Traktatit te Shën Stefanit, mori me pak toka pas Kongresit te Berlinit, një pjesë të Rumelisë dhe të Thrakisë.

Maqedonia nuk është përmendur në Iliadën e Homerit. Maqedonia lindi si emërtim rreth viteve 700 p.e.s. dhe sipas autorëve popullata e atëhershme nuk ishte Helene, kjo dhe sepse Helenët erdhën rreth po atij shekulli dhe u quheshin Dorianë.

Disa Historianë të lashtë përmendin se Maqedonia erdhi si emër nga Aemathia (e Madhe- Mati), e cila përfshihej në fiset ilire të Enkeleasve dhe Dardanëve dhe flisnin të njëjtën gjuhë. Historianët grekë si tendenciozë që janë kanë dhënë disa variant të lashte se nga vjen emir maqedonas duke u përpjekur të thonë se Maqedonia ishte territori dhe popullatë Helene, gjë që nuk është fare e vërtetë pot u referohesh Herodotit dhe Polibus, por dhe historianëve më të vonshëm p.sh.: sipas grekëve dhe pikërisht, sipas Hesychius të Alexandrisë, Macedonia vjen nga fjala `Macednos` që është fjalë doriane e që do të thotë i madh (macros).

Por sipas Robert S. P. Beekes,, kjo fjalë është me substrat pre-grek dhe shpjegohet me termat indo –europianë. Prandaj sipas studimeve tona Maqedonia vjen nga AeMathia- e madhe (ose siç e kanë shtrembëruar grekët me fjalën Makros- që do të thotë gjithashtu – e madhe), pra është fjalë shqipe. Sipas Edwin Zhak , fjala Maqedoni mund të përkthehet si fjalë e përbërë shqipe: Maj (mbaj)- Qe dhe Dhoi (Dhi).

Popullata e Maqedonisë së lashtë dhe kishte lidhje shumë të afërta me ilirët, por nuk ishin Paonë, dhe as Thrakë.

Paonët ishin shumë të afërt me thrakët. Maqedonia e atëhershme kufizohej dhe përfshinte Paeoninë në veri, në veriperëndim kufizohej nga Dardanët, dhe në jug kufizohej me Enkeleasit, Pelagonët dhe Lyncestët që përfshihen në Mbretërinë e Mollosëve që konsiderohen pjesë të fiseve të shumta të ilirëve nga e cila e kishte emrin dhe Gadishulli-Ilirik. (https://en.wikipedia.org/ëiki/Republic_of_Macedonia#Etymology)

Sipas Strabonit në pjesën perëndimore, në sajë të të dhënave të Polibit të cilave iu referohet, kufiri etnik në mes maqedonëve e ilirëve është distanca hapësinore midis Lihnidës dhe Heraklesë në vendin ku kalon Via Egnatia, rrugë me rëndësi ekonomike e strategjike Nga fiset dardane, përkatësisht me Dardaninë në veri, Maqedoninë e ndante kufiri që kalonte në Byllazorë (Veles), pikë me rëndësi strategjike në luginën e lumit Aksi (Aksisos, Vardari). Ky ka qenë edhe qyteti më i madh në mbretërinë e Peonisë. Këtë qytet Filipi i V në vitin 167 p.e. sonë e shtie në duart e maqedonëve. Kufirin verior e përshkruan Ptolomeu. Ai merr vijën që shkon në drejtim të Scardus-it (Mali Sharr), pastaj të malit Orbelos, prej këtu vazhdon gjer në pikën prej 49 shkallë të gjatësisë gjeografike lindore dhe 42 shkallë e 20 minuta të gjerësisë gjeografike veriore.

Mirpo Stroboni, nga ana tjetër, si kufi verior të Maqedonisë e merr vijën që shkon prej perëndimit në drejtim të lindjes duke i bashkuar malet Bertiscos, Scoradus, Orbelos, Rhodope dhe Haemus. Këto të dhëna që i jep ky autor antik (Stroboni) për kufizimin e Maqedonisë në pjesën veriore, prof. Selmani është i mendimit se nuk mund të merren në tërësi si të sakta. Këtë e arsyeton me faktin se Stroboni shkon shumë në veri, gjë që nuk mund të shihet në të dhënat e autorëve të kësaj periudhe kohore. Kështu, p.sh. mali Orbelos nuk mund të identifikohet me Malin e Zi të Shkupit, as me malin Bellasica. Ky i fundit mund të identifikohet me malin Osogovo, kurse Haemus me malin Ballkan. Përk kufirin lindor nuk jepen shumë të dhëna.

Përmendet se Maqedonia antike në vitin 160 p.e. sonë në këtë anë kufizohej me mbretërinë e Peonisë.Në pjesën jugore kufiri i Maqedonisë fillon prej lumit Penea. Ky lumë ndan dy krahina të Maqedonisë, Pierinë dhe Magnesinë e Thesalisë me krahinën e tretë në veri e cila përfshin një hapësirë shumë të madhe. Pjesët e tjera të kufirit në këtë anë, Selmani i cakton në sajë të të dhënave të periudhës romake. Në bregun e Haliakmonit gjendet Dolihe qytet me rëndësi i Tripolisit peraibik në Republikën e Thesalisë. Në këtë anë kufiri ka kaluar nëpër anët perëndimore të Olimpit në veri, që pastaj kalon në Pition (Thesali) dhe Petre ose Pjetri në Maqedoni http://fax.al/read/news/10501023/15194730/financial-times-maqedonia-te-quhet-paeonia.

Popullsia e atëhershme e Maqedonisë

Për strukturën e popullsisë antike në këtë hapësirë janë marrë shumë autorë, Në këtë drejtim dallohet edhe studiuesi J.G. fon Han. Ky autor ka bërë një analizë mjaft të gjerë për strukturën e etniteteve. Ai shprehimisht thotë: “Epirotët dhe maqedonët qysh në kohën e Strobon-it kanë qenë jogrekë ose barbarë. Epirotët, maqedonët dhe ilirët janë fise të afërta me njëri-tjetrin, ose me prejardhje të përbashkët.

Ka shumë shenja se epirotët dhe maqedonët formonin bërthamën e trungut të popujve tireno-pellazgjikë… Polib-i autor antik, maqedonët dhe peonët i quan grekë. Mirpo për këta dy popuj studiuesi kroat A. Stipçeviq në librin e tij “Ilirët” thotë se janë me prejardhje ilire. M a q e d o n ë t e p e o n ë t gjatë shekullit të iV qenë helenizuar duke humbur gradualisht identitetin e tyre. (https://geoprespa.ëordpress.com/2013/12/03/maqedonia-antike/). Për sa i përket Paeonisë, është popullatë dhe vend i lashtë. Në Iliadë Paonët ishin aleatë të Trojanëve.

Paeonia, toka e Paonëve. Ka ekzistuar para Maqedonisë dhe përfshinte gjithë luginën e lumit Axius (Vardar) dhe trojeve fqinje që sot përfshihen në Republikën e Greqisë pjesa e Veriut, Maqedoninë dhe Bullgarinë perëndimore. Paonët ishin Thrako-ilirë dhe jo-helenë, u dobësuan shumë nën sundimin Persian (viti 490p.e.s.). Forcimi i Maqedonisë i detyroi paonët që kishin mbetur të shkonin në very dhe në vitin 358 p.e.s. ata u shpartalluan nga Filipi i 2 i Maqedonisë. Nën sudimin e Perandorisë Romake Paeonia u përfshi në distrttket e dytë dhe të tretë të Maqedonisë.Në vitin 400 e.s. Paonia e humbi identitetin dhe mbeti vetëm një emër gjeografik (https://www.britannica.com/place/Paeonia) dhe (https://en.wikipedia.org/ëiki/Paeonia_(kingdom).

Kërkesat dhe propozimet për ndryshimin e emrit të Republikës. Duke e ditur që nuk ka një etni Maqedonase të vërtetë në ditët e sotme por një përzierje popullate të sllavëve të jugut dhe pikërisht bullgarëve, një pjesë e vogël populate serbe në veri, pak turq, dhe minoriteti më i madh është ai shqiptar, popullata e Maqedonisë është sot

Popullate prej 2.100.000 banorë me sipërfaqe 25.7 mijë km2, dhe më pëzjerje etnike ku minoriteti më i madh është ai shqiptar:

64.2% Macedonians[4]
25.2% Albanians
3.9% Turks
2.7% Romani
1.8% Serbs
2.2% other / unspecified
Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë (FYROM), Kiro Gligorov, ka pohuar se maqedonasit e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë e Aleksandrit të Madh, por janë puro sllavë. Përplasjet për emrin kryesisht me Greqinë e cila nuk e pranon emrin e thjeshtë `Republika e Maqedonisë me pretendimin se ka një zonë me emrin Maqedoni me kryeqytet Selanikun (Thesalonikun), kanë vazhduar që pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe deri në ditët e sotme me Greqinë dhe një nga pengesat më të mëdha të Republikës Maqedonase për tu përfshirë në BE dhe në Nato është pikërisht emir. Shumë negociata kanë dështuar për emrat, duke filluar që nga Republika e Shkupit, Republika e Maqedonisë së Veriut, e deri në idenë e shpërbërjes.

Zyrtarisht dita e Pavarësisë është 8 shtator 1991, dhe 2 gushti si dita e lirisë. Konflikti që ndodhi midis shkurt-Gusht 2001 midis Shqiptarëve dhe shtetit maqedonas kryesisht në veri dhe në perëndim të Maqedonisë, përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s dhe u arrit një armëpushim i cili u monitorua deri vonë. Arritja e `Marrëveshjes së Ohrit` midis shqiptarëve dhe maqedonasve për liri më të mëdha të popullsisë shqiptare për njohje politike, kulturore, gjuhën zyrtare shqipe, (dhe çarmatimi e kryengritësve), mbeti një nga sfidat më të mëdha. Qeveria Maqedonase edhe sot e kësaj dite nuk e ka zbatuar plotësisht “Marrëveshjen e Ohrit”.

Zgjedhjet e fundit ku fitoi Zaev me ndihmën e Partive Politike shqiptare që shpesh u quajt dhe “Platforma Rama”, në të cilën midis të tjera kërkohet që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, gjithsesi nuk e ka zgjidhur problemin shqetësues maqedonas të emrit. ideja më e fundit ishte ajo e dale nga një gazetar i gazetës `Financial Times` e cila sugjeron: “Për shkak të rëndësisë vitale për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, unë sugjeroj që emri i ri duhet të jetë “Paeonia”. Banorët duhet të jetë shumë krenar me këtë emër, pasi për dallim nga Maqedonia, Paionët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbreti të Madh të Persisë gjatë periudhës 512 deri 496 p.e.s.,” shkruan Malcolm Spencer nga Universiteti i Manxhesterit, (http://ëëë.nacionalalbania.al/2017/06/ft-me-propozim-te-ri-per-emrin-e-maqedonise-paionia-a-do-te-pajtoheshin-shqiptaret-e-maqedonasit/). Gazeta e njohur britanike ”The Guardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi. Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë. “The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje, duke shtuar se ndonjë emër i ri i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedonia e Re. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias

(https://ëëë.voal.ch/guardian-maqedonia-dhe-greqia-afer-finalizimit-te-marreveshjes-per-emrin/). Për mendimin tim të cilin e kam shprehur edhe tek ëëë.infopress, emri Paeoni, nuk shpreh dhe nuk e përfshin tërësinë e emrit aktual Maqedoni, dhe mendoj se është një `dhuratë greke` e dërguar nëpërmjet Financial Times. Me këtë për të interesuarit me një gur vriten `jo dy por tre zogj`:

– Justifikojnë pjesën tyre veriore me të njëjtin emër me kryeqytet Thesalonikun,

– Përkëdhelin shqiptarët se Paeonia nuk është Maqedoni por një entitet i vjetër iliro-dardan që dikur ka ndihmuar Trojën

– U thotë maqedonasve të sotëm që ju jeni etni e vërtetë dhe nuk jeni as bullgarë as sllavë madje as …..maqedonas.

Kjo zgjidhje mendoj se do të ngatërrojë edhe më keq situatën dhe të shkaktojë pakënaqësi si brenda Maqedonisë, ashtu dhe tek fqinjët e saj kryesisht Bullgarët dhe më pak tek serbët, kurse politika greke do të fërkojë duart për këtë `puzzle` që u a ka dhuruar me marifet nëpërmjet Financial Times- shtetit maqedonas.

Si do reagojë Shteti Maqedonas ? Këtë do ta shohim.