Policia mbrëmë ka kryer aksion në shtatë lokale shqiptare në Tetovë. Aksioni zgjati nga ora 22 deri më ora 2 pas mesnate, në këtë aksion policia kontrolli në detaje të gjithë të pranishmit në lokal, shkruan Pa Censurë.

Nga ky aksion u shoqëruan në polici 8 persona, tek K.I., D.V. janë gjetur sasi të vogla të një materiali të panjohur, si dhe 3 vajza nga Kosova të cilat nuk kishin lejeqëndrimi në Maqedoni. A.I. u shoqërua në polici pasi pengoi punën e policisë.

Në Pa Censurë të rinjtë e frikësuar kanë raportuar mbrëmë se është një padrejtësi ky kontroll nga policia.

Një nga të kontrolluarit shkruajti:

Jam në kafe rrugës së komunës së Tetovës, kafe shqiptare, ka hy policia kanë aksion dhe kemi ngelur të stepur, po na i kontrollojnë çantat! Kjo është një gjë e patolerueshme, pse nuk hynë njëjt edhe tek kafet e maqedonasve por, vetëm tek pjesa shiqiptare. Jemi tmerruar, kemi frikë…Se kuptoj, pse kërkojnë të gjejnë diçka tek të rinjtë që kanë dalur për të pirë kafe, teksa dilerat e drogës rrinë në kafe me inspektorët e policië! Shtet i fëlliqur!