Chrome njoftoi ditën e sotme se i ka shpallur luftë luajtjes automatike të videove në ueb.

Duke filluar nga vitin e ardhshëm, Chrome do të lejojë luajtjen automatike vetëm kur përmbajtja nuk ka zë dhe apo vetëm kur përdoruesi ka shprehur interes.

Jo të gjithë përdoruesit kanë të njëjtat preferenca sa i takon luajtjes automatike të përmbajtjeve, prandaj Google do të ofrojë për ta opsionin e bllokimit të luajtjes automatike në uebsajte të ndryshme.

Chrome 63 do të sjellë opsione për të ç’aktivizuar plotësisht audion për sajte individuale.

Chrome 64 do ti dërgojë gjërat në një nivel tjetër. Me këtë version shfletuesi i Google do të luajë video automatikisht vetëm nëse përdoruesi dëshiron.

Google thotë ndërsa luajtja automatike e përmbajtjeve rrit shpejtësinë dhe lehtësinë e konsumit të përmbajtjeve, luajtja e papritur gjithashtu është një prej shqetësimeve kryesore të përdoruesve. /PCWorld Albanian