Në fillimet e saj pilula shkaktonte  frike tek femrat, duke qenë se informacioni mungonte.

Pyetja që shqetësonte gratë ishte, po nëse vezoret nuk “zgjoheshin” më dhe të shfaqej një sterilitet i përhershëm? Në dhjetëvjeçarin e parë të ekzistencës së pilulës, mjekët u ndërpritnin pilulën pacienteve për një muaj, në mënyrë që t’u tregonin se cikli i tyre funksiononte shumë mirë.

Sigurisht, gjatë atij muaji, të gjitha ngelnin shtatzëna. Me sa duket vezoret nuk e kuptojnë ndryshimin midis 3 muajve, 3 apo 30 vjetëve. Kur ndalon përdorimi i pilulës, ato rifillojnë procesin, transmeton Klan Kosova.

Efekti më i zakonshëm dhe irritues i pilulës është hemorragjia jonormale midis dy cikleve menstruale, domethënë, të kesh gjakderdhje atëherë kur nuk duhet. Kjo ndodh kur pacientja humbet kontrollin e pilulës.

Nuk bëhet fjalë për një problem mjekësor, por mënyra e vetme për ta zgjidhur pa i ndërprerë kontraceptivët oralë është të provoni një pilulë tjetër ose një mënyrë tjetër aplikimi. Por mund të duhet kohë për të gjetur variantin që ju përshtatet më mirë.

Mpiksjet e gjakut janë një tjetër problem, por vetëm për duhanpirëset. Nëse bëhen bashkë pilula dhe duhani, rezultati është i tmerrshëm.

Përveç këtyre shqetësimeve konkrete pilula shfaq edhe probleme të tjera. Ndër ankesat më të zakonshme janë: ndryshime të dëshirës seksuale, thatësira vaginale, humori i keq dhe enjtja. Çdo trup reagon ndryshe ndaj një situate të caktuar. 90 % e grave nuk kanë asnjë simptomë, ose më saktë, asnjë që ia vlen t’ia përmendim mjekut. 10% ankohen për efekte dytësore./Living/