Kryeministri grek Aleksis Cipras menjiherë pas votimit ka uruar homologun e tij z.Zoran Zaev për sigurimin e 80 votave në Kuvend, që i hapin rrugën ndryshimeve kushtetuese si kusht kryesor i Marrëveshjes së Prespës.

“Urime shoku im Zoran Zaev! Vota e sontme është një hap i madh përpara suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për popujt tanë!” – ka shkruar Aleksis Cipras në rrjetin social Twitter.