Kryeministri grek Aleksis Cipras ka deklaruar sot se kontesti midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit duhet të zgjidhet përpara anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.  Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuciq në Selanik, Cipras ka theksuar se vendimet e Këshillit të Evropës dhe të NATO-s janë të qarta, fillimisht duhet të zgjidhet çështja e emrit në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët. Cipras gjithashtu ka theksuar se ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë kontakte të vazhdueshme ndërsa shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias do të bisedojë me ndërmjetësin Methju Nimic.