“Çmenden” mediat italiane, shpallin Tiranën republikë (FOTO)

Trajneri De Biasi sot në Tiranë ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Italisë, një sfidë që ka gjetur pasqyrim dhe në mediat e shtetit fqinjë.

Gjithsesi gazeta e njohur “Tuttosport” në shkrimin dedikuar De Biasit ka harruar një detaj shumë interesant. Në një citim të përdorur gazeta në fjalë ka shkruar: “Ka shpjeguar trajneri i kombëtares së Tiranës”.

Mesa duket “Tuttosport” ka vendosur që ta bëjë Tiranën Republikë. Kjo gazetë shquhet shpesh për gafa të tilla, teksa ka transferuar shumë futbollistë duke dështuar në mënyrë qesharake.