Kryeministri Edi Rama per nje dreke nga Vlora ne Himare ka ndermarre rrugen me te ‘shkurter’…ate me helikopter. Denonimin, duke e quajtur nje cmenduri, e ka bere Partia Demokratike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka postuar në Facebook një video ku shihen pamjet e një helikopteri në Himarë. Ai shkruan se në këtë helikopter ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka shkuar nga Vlora në Himarë “për një drekë”.

“Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesve ne Himare ka sjelle Ramen sa per nje dreke dhe e ka kthyer perseri.Helikopteri eshte i njejti qe eshte filmuar duke u ngritur nga vila e Rames pak dite me pare”, ka shkruar ai.