Katër muaj pas verifikimit të mandateve të deputetëve në Parlament, katër funskionerë të VMRO-së vazhdojnë të mbajnë nga dy pozita, ministra dhe njëkohësisht deputetë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga Parlamenti i Maqedonisë thonë se, kjo është një praktikë e njohur dhe e zakonshme deri në zgjedhjen e qeverisë së re, por ekspertët theksojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Ish-kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov thekson se, pas verifikmit të mandateve për deputetë, ministrave ju përfundon mandati dhe se ata nuk duhet të vazhdojnë të marrin nga dy paga.

Të njëtin qëndrim ndanë edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

Sipas tij, në Maqedoni është duke ndodhur një cmenduri kolektive politike ku po shkilen dispozitat dhe parimet kushtetuese.