Shkencëtarët e Universitetit të Sirakuzës në New York, së fundmi kanë realizuar një studim me 968 persona të moshës 23 dhe 98 vjeçare.

Eksperimenti ka treguar se çokollata ka një efekt direkt në performancën tonë kognitive, dhe konsumimi i rregullt i saj mund të përmirësojë dukshëm memorien dhe ta zhvillojë mendimin tonë abstrakt.

Disa vjet më parë, studiuesit e Universitetit Tel Aviv, kishin thënë se hanë çokollatë për çdo mëngjes. Ata kishin deklaruar se ajo i ndihmonte në punën e tyre.

Madje në mbrojtje të çokollatës kanë dalë shumë dietologë, të cilët përkundër deklarimeve se çokollata pengon humbjen në peshë, thanë se në fakt nuk ju pengon por ju ndihmon.

Kur zgjoheni nga gjumi, truri juaj ka nevojë menjëherë për energji. Kjo është koha kur trupi juaj e konverton ushqimin në energji. Sipas dietologëve, nëse hani shumë më vonë pasi jeni zgjuar, trupi i ruan energjitë dhe kështu do të shtoni peshë edhe duke ngrënë më pak.

Mirëpo ka një rregull.

Çokollatën s’duhet ta hani më vonë se në ora 9-të të mëngjesit.

Dietologia amerikane Daniela Jakubowicz, thotë se ata që hanë karbohidrate dhe proteina për mëngjes e po ashtu edhe një ëmbëlsirë prej 600 kalorish, humbin peshë më shumë se sa ata që hanë mëngjes më vonë, shkruan Bright Side.