Kjo recetë ju tregon se si të përgatitni copëza pule (Chicken Nuggets) vetë në shtëpi – duke evituar kështu rrezikun nga të ngrënit ‘Chicken Nuggets’ të pashëndetshme dhe që nuk u dihet prejardhja e saktë e mishit.

Koha totale e përgatitjes: 15 minuta
Sasia: për 2 deri 4 persona

Përbërësit:
1 enë miell,
1 lugë gjelle erëza për shije (që ka kripë, hudhër, qepë etj.),
kripë dhe piper të zi,
2 vezë të mëdha,
2 enë mesatare thërrime buke (bukë e grimcuar imët),
2 gjokse pule – të prera në copë të vogla,
vaj për fërgim,
keçap për shërbim.

Përgatitja:
Në një enë, përzieni miellin, erëzat dhe pak kripë e piper. Në një enë tjetër, përzieni vezët me 2 lugë gjelle ujë. Në një enë tjetër, shtoni thërrimet e bukës.

Merrni gjokset e pulës dhe zhytni në përzierjen e vezëve, prej aty në përzierjen me miell dhe më pas në thërrimet e bukës. Mbusheni gjysmën e një tigani me vaj dhe ngroheni në temperaturë mesatare derisa të shihni se vaji është djegur.

Fërgoni copat e pulës derisa të marrin një ngjyrë të artë, nga pak minuta në secilën anë. Thani me letër kuzhine dhe shërbeni me keçap.