Reperi Cozman u imponua shumë në publik gjatë kohës që u lidh me këngëtaren Altuna Sejdiu – Tuna. Lidhja e tij e dashurisë me Tunën i dha një impakt të fuqishëm karrierës së reperit.

U krijua ideja se marrëdhënia mes të dyve ishte e shkëlqyer, bile si të tillë e paraqisnin edhe ata vetë. Por, ja që gjërat nuk janë përherë ashtu siç duken.

Cozi, tashmë po kalon më shumë kohë në Londër, pranë familjes së gjerë.

Ai, ka një raport tejet të afërt dhe të përzemërt me të ëmën dhe motrën, që janë femrat më të rëndësishme të jetës së tij.